Thaçi merr një goditje: I “doli uji” këtij njeriu

Aktuale

Thaçi merr një goditje: I “doli uji” këtij njeriu

Nga: N.H Më: 13 maj 2019 Në ora: 18:31
Hashim Thaçi

Një zyrtar gjerman ka thënë se për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Serbinë, kanë një komunikim dhe bashkëpunim konstant me Shtëpinë e Bardhë, duke hedhur poshtë pretendimet e Thaçit se në Berlin nuk kishte koordinim gjermano-amerikan.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, shkruan “Bota sot”.

Ai përmes një shkrimi të shkurtër në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se presidentit Thaçi “i doli uji” pas kësaj deklarate.

Sipas Gecajt, presidenti i Kosovës nuk mund t'ua hedh fuqive botërore ashtu siç ja bën popullit.

““Gjermania demanton Presidentin: Samiti i Berlinit ishte organizuar në koordinim të plotë me SHBA-në”.... i "doli uji" këtij njeriu fare ... nuk mund t'ua hedhësh fuqive botërore ashtu siç ja bën popullit tënd...”, ka shkruar Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat