Edhe një ish- pjesëtar i UÇK-së, i ftuar nga Gjykata Speciale

Aktuale

Edhe një ish- pjesëtar i UÇK-së, i ftuar nga Gjykata Speciale

Më: 13 maj 2019 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

I shoqëruar nga komandanti i Brigadës së tij, të hënën për në Hagë ka udhëtuar Ahmet Rrahmanaj, ish-pjesëtar i policisë ushtarake të UÇK-së, në zonën e Malishevës.

Ai do të intervistohet nga prokurorët e specializuar më 14 dhe 15 maj në Hagë, derisa thotë se në ftesë nuk e kishte të specifikuar në çfarë cilësie do të intervistohet, raporton KTV.

Si shumë të tjerë që u ftuan nga kjo gjykatë, edhe Rrahmanaj thotë se nuk i frikësohet këtij intervistimi derisa atje do të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së.

Rrahmanaj thotë se në këtë intervistim po shkon pa avokat, kjo pasi që ai nuk pranoi të paguajë shumat e larta, të cilat iu ofruan nga avokatët në Kosovë.

E, ndonëse vetë ende nuk ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, ish -komandanti i Brigadës, të cilën e udhëhoqi gjatë luftës, Isni Kilaj, do ta shoqërojë bashkëluftëtarin e tij në qytetin holandez.

Kurse, të gjitha këto thirrje ai i cilëson si padrejtësi ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së.

Rrahmanaj është personi i parë, i cili udhëton për në Hagë, e që ishte pjesë e Brigadës që udhëhiqej nga ish-kryetari i Malishevës.

Ndërsa, kohë më parë, edhe një ish-luftëtar ishte intervistuar, por ai ishte marrë në pyetje në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat