Agjencia e Pyjeve: Në këtë rast do të vritet ariu

Aktuale

Agjencia e Pyjeve: Në këtë rast do të vritet ariu

Më: 13 maj 2019 Në ora: 19:57
Ariu

Fati i ariut të murrmë në Prizren, vazhdon të përplasë institucionet që merren me kujdesin ndaj natyrës.

Pavarësisht që vrasja e shtazëve ndalohet me Ligjin për mbrojtjen e natyrës në Kosovë, Agjencia Pyjore e Kosovës ka vendosur që Komuna e Prizrenit ta vrasë kafshën e egër, që, sipas tyre, është dëmtuese, raporton KTV.

Por, Besim Zogu, drejtor i Inspeksionit për Pylltari dhe Gjueti ka thënë se ariu do të vritet vetëm nëse e kalon perimetrin e caktuar dhe paraqet rrezik për jetën e njerëzve.

Por, këtë vendim po e kundërshtojnë zyrtarë të Komunës së Prizrenit, të cilët thonë se do t’i përdorin të gjitha mundësitë që të mos e vrasin ariun.

Elshani tregon se këtë javë do të vijë në Kosovë një ekspert nga Kroacia për të vlerësuar gjendjen dhe për parë se çfarë mund të bëhet me ariun.

Kundër vendimit për vrasjen e ariut ka dalë edhe Ministria e Mjedisit.

Një zgjidhje për gjendjen që është krijuar, ka kërkuar edhe fermeri Hysen Rrapi, të cilit ariu javë më parë i kishte sulmuar fermën me dele.

Ai thotë se, ose duhet vrarë, ose larguar nga aty, sepse rreziku mund të jetë më i madh.

Ditë më parë u kritikua Ministria e Mjedisit për mbajtjen e një këlyshi ariu në kushte jo të favorshme për jetë.

Ndërkohë, që komuna e Prizrenit kishte bërë kërkesë në Pyllin e Arinjve “Prishtina” që të marrë kujdesin për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat