Kajtazi ka një pyetje për Kadri Veselin sa i përket urdhërdhënësit të masakrës së Mejes

Aktuale

Kajtazi ka një pyetje për Kadri Veselin sa i përket urdhërdhënësit të masakrës së Mejes

Nga: G.B Më: 13 maj 2019 Në ora: 22:10
Fadil Kajtazi

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka reaguar në lidhje me formimin e Tribunalit për krimet e Serbisë, për të cilin kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se do të formohet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kajtazi i ka thënë Veselit se urdhërdhënësi i masakrës së Mejes, koloneli Momir Stojanoviq, ish shef i VBA, nga 20 qershor deri me 20 gusht 2013 ka qëndruar në Kosovë, përcjell Bota sot.

Ai ka pyetur se si ka mundur të qëndrojë në Kosovë pa pasur një logjistikë shumë të konsoliduar.

Postimi i tij i plotë:

Për Tribunalin për krimet e Serbisë
Zoti Kadri Veseli, urdhërdhënsi i masakrës së Mejes koloneli Momir Stojanoviq, ish shef i VBA, nga 20 qershor deri me 20 gusht 2013 ka qëndruar në Kosovë! Si mendoni ju, a ka mundur ai të qëndroi në Kosovë pa pasur këtu një logjistikë shumë të konsoliduar?
Duhet të jeni koshient se logjistika e kriminelit Stojanoviq ka sabotuar deri tani sistemin shtetëror të Kosovës, duke përfshi edhe iniciativat për dokumentimin e krimeve të luftës. Duhet të keni parasysh që "logjistika" Stojanoviq mos ta sabotoj edhe këtë nismë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat