Shkurta Dajaku del më e votuara, zgjedhet anëtare e PDK-së në Prishtinë

Aktuale

Shkurta Dajaku del më e votuara, zgjedhet anëtare e PDK-së në Prishtinë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 22:18
Shkurta Dajaku

E reja nga Skenderaj, por që tani jeton dhe vepron në Prishtinë, ka fituar edhe një betejë tjetër

Ajo është zgjedhur anëtare e Këshillit Drejtues të PDK-së në zgjedhjet e mbajtura dje në Prishtinë për Mahallën e Muhaxherëve si dhe delegate për konventën Qendrore të PDK-së.

Dajaku është magjistre e juridikut, e poashtu është zyrtare ligjore në Qendrën e Studentëve në kuadër të MASHT-it.

Ja postimi i saj:

Në Kuvendin Zgjedhor të degës së Partisë Demokratike të Kosovës te mbajtur dje në Prishtinë i
Faleminderoj të gjithë delegatët të cilët me votuan dhe ma mundësuan të jem Anëtare e këshillit Drejtues të degës së PDK-se si dhe Delegatë për konventën Qendrore të PDK-së , një Konventë me një kryetar të ri, si dhe e përbërë nga djem dhe vajza të reja shpresoj që të bashkëpunojmë fuqishëm dhe asnjëherë të mos ndjejm lodhje për të punuar për vendin tonë sepse kurrë më shumë se tani ka nevojë për punë vendosmëri, guxim, vizion.

#Dekadaere
Me Kryetar të ri #UranIsmaili.

Dalshim faqebardhë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat