E “zbulon” Avdullah Hoti: Presidenti Thaçi mashtroi, kur tha se “SHBA nuk ishte e përfshirë në Samitin e Berlinit”

Aktuale

E “zbulon” Avdullah Hoti: Presidenti Thaçi mashtroi, kur tha se “SHBA nuk ishte e përfshirë në Samitin e Berlinit”

Nga: N.H Më: 13 maj 2019 Në ora: 22:35
Avdullah Hoti

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes nje shkrimi në Facebook ka theksuar se Hashim Thaçi është një president mashtrues.

Sipas tij, pohimet e Presidentit të Kosovës se “SHBA nuk ishte e përfshire në Samitin e Berlinit” janë të pavërteta.

Ai mes tjerash thotë se presidenti po vepron në kundërshtim me detyrat kushtetuese.

Shënimi i plotë:

Institucione kredibile te shteteve mike, qe kane ndikim ne te tashmen dhe te ardhmen e Kosoves, deshmuan sot se pohimet e Presidentit te Kosoves se “SHBA nuk ishte e perfshire ne Samitin e Berlinit” jane te paverteta.

Rrjedhimisht, keto deklarime te Presidentit jane mashtrim i opinionit. Me veprimet e tij tash e sa kohe, Presidenti po vepron ne kundershtim te plote me detyrat e tij kushtetuese dhe me interesat e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat