Sami Lushtaku flet për bisedën që kishte me Ahmet Krasniqin më 1998

Aktuale

Sami Lushtaku flet për bisedën që kishte me Ahmet Krasniqin më 1998

Më: 13 maj 2019 Në ora: 23:38
Sami Lushtaku

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka kujtuar një bisedë që ka zhvilluar me komandantin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi, në fillimin e vitit 1998.

Lushtaku, asokohe zëvendëskomandant i Zonës së Parë, ka treguar në T7, se me Krasniqin ka folur “në telefon”.

“Më është prezantuar si ministër i Mbrojtjes… I kam thënë se më bëhet qejfi që paskemi ministër të Mbrojtjes, s’e kam ditur që kishim”, ka rrëfyer Lushtaku.

“Më ka thënë se ka dy kërkesa: ‘A i pranoni ish-eprorët jugosllavë, dhe a i pranoni paret e (Bujar) Bukoshit’”, ka treguar Lushtaku.

“I kam thënë se paret nuk janë të Bukoshit, janë të qytetarëve të Kosovës. Për eprorët, i kam thënë se është sikur ta pyetesh qorrin a po do sy”, ka rrëfyer më tej ai.

“Ata janë të shkolluar, të përgatitur enkas për këtë punë, janë të mirëseardhur, nisi kur të duash”, ka treguar Lushtaku t’i ketë thënë Krasniqit.

“Nëse dikush i prek, unë jap përgjegjësi”, ka kujtuar Lushtaku t’i ketë thënë më tej Krasniqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat