Ja çka thotë Sami Lushtaku për Komunikatën nr. 59, tregon çfarë embleme kishte Geci

Aktuale

Ja çka thotë Sami Lushtaku për Komunikatën nr. 59, tregon çfarë embleme kishte Geci

Nga: N.Sh Më: 14 maj 2019 Në ora: 08:12
Gani Geci dhe Sami Lushtaku

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku gjatë një emisioni televiziv ka folur për Komunikatën numër 59, e cila ishte lëshuar gjatë luftës kundër luftëtarit Gani Gecit.

Lushtaku, ka treguar për raportet me Gani Gecin dhe ku ishin po atë ditë, kur Geci akuzohet në Komunikatë se i ka pri ofensivës serbe, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Unë me Gani Gecin kena pas dallime politike skajshmërisht, kurrë s’jemi pajtua mes veti politikisht, por kemi qenë shokë  të mirë edhe para luftës edhe gjatë luftës, e ndoshta pas luftës ma pak”, ka thënë Lushtaku.

Lushtaku thotë se Komunikata kundër Gani Gecit nuk ishte e vërtetë. 

“Ka qenë edhe kërkesë e imja, edhe iniciativë e imja që kjo duhet me u zbardhë me çdo kusht. Ajo Komunikatë z. Geci e ka bë bashkëpunëtor të Serbisë, gjë që nuk ka qenë e vërtetë. Ai ka qenë atë ditë në Prekaz, ka qenë me mua bashkë”, shtoi ai.

Ndërsa, në pyetjen drejtuar se, a i besoni deklaratës së Thaçit i cili thotë se prej Banhofit janë lëshuar këto komunikata, Lushtaku ka dhënë versionin e tij.

“Komunikata ka pas që nuk kanë qenë të Shtabit të Përgjithshëm. Këtu nuk është reagua për shumë çka. Unë mendoj që edhe Shtabi i Përgjithshëm edhe Hashim Thaçi e kanë ditë që Gani Geci nuk i ka pri ofensivës. Ti mundesh me akuzua z. Geci për çka dush politikisht edhe me luftua politikisht, por jo sipas asaj Komunikate”, shton tutje ish-komandanti i UÇK-së.

Lushtaku ka treguar se si Geci ishte më ndryshe sesa ushtarët e tjerë të UÇK-së.

Sipas tij, Geci e ka pas edhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të jem i sinqertë unë këto komunikatat fort nuk i kam përcjell gjatë luftës nuk kemi pas edhe kohë e ndoshta edhe mundësi, ja rryma, ja ajo, ja kjo... por e di që ka ardhë Gania dhe kemi diskutua bashkë, më ka tregu që u lëshua një komunikatë dhe më ka thanë që a jemi kanë bashkë a nuk jemi kanë bashkë atë ditë, dhe unë i kam thanë që jemi kanë bashkë dhe më ka thanë a po e nënshkruan që unë nuk i kam pri ofensivës, dhe unë i kam thënë gjithë. Unë jam kanë i gatshëm dhe e kam nënshkrua që ai nuk i ka pri ofensivë. Gani Geci ka qenë një prej ushtarëve të fort të UÇK ndoshta s’ju ka bind urdhrave, jo Shtabit të Përgjithshëm por bash askujt. Ai e ka pas një botë të vetën dhe e ka pas një pjesë të njerëzve të caktuar edhe ka luftu. Emblemën e ka pas të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gani Geci ka qenë i vetmi që ka qenë pak më ndryshe sesa tjerët. Kështu që, unë mendoj që ajo Komunikatë ka qenë gabim e kam thënë edhe gjatë luftës por edhe pas luftës edhe vazhdoj me thënë dhe me mbrojtë nënshkrimin që ia kam dhanë vet Gani Gecit”, ka thënë Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat