SHBA nuk përjashtohet nga procesi, deklarime të tilla janë për qëllime ditore

Aktuale

SHBA nuk përjashtohet nga procesi, deklarime të tilla janë për qëllime ditore

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:16
Ramush Haradinaj

Pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi që Samiti i Berlinit nuk ka qenë i koordinuar me SHBA, duke e përjashtuar kështu Amerikën nga procesi, ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se ka prononcime për qëllime ditore që Samiti i Berlinit ose takimi i Parisit është përjashtim i Amerikës, por që dihet se SHBA nuk mund të përjashtohet prej proceseve në Kosovë dhe Ballkan.

Për mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës u ka thënë gazetarëve se SHBA nuk është dikush që mund të përjashtohet prej proceseve në Kosovë. Sipas tij, SHBA vlerëson vetë kur është momenti i duhur të ndërhyrë dhe të marrë përgjegjësi.

Haradinaj: Amerika nuk mund të përjashtohet nga procesi

“Rusia është tërheq prej Ballkanit kohë të gjatë, ne nuk e parashohim në asnjë agjendë tonën Rusinë, nuk i takojmë botës së Rusisë, i takojmë botës së Amerikës. Amerika nuk është tërheqë asnjëherë. Janë disa prononcime këtu për qëllime ditore qysh samiti i Berlinit ose takimi i Parisit është përjashtim i Amerikës. Nuk është Amerika dikush që përjashtohet prej proceseve besoj po e dini pse po ju them, nuk përjashtohet Amerika, nuk mundet dikush të përjashtojë Amerikën prej proceseve në Kosovë e Ballkan, nuk ka ndodh përjashtimi”, tha ai.

Duke u përgjigjur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe mundësinë për një marrëveshje finale, Haradinaj ka thënë se procesi tan i është në duar të sigurta, meqë i është hequr shefes për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinit. Në këtë mënyrë, sipas kryeministrit të Kosovës, nuk ka më rrezik nga propozimi për ndarje.

Haradinaj: Nuk ka rrezik më nga propozimi për ndarje të Kosovës

“Me rëndësi është që procesi është tani në duar të sigurta, i është hequr zonjës Mogherini, nuk rrezikohet nga një propozim për ndarje, pra ka një stabilitet, kjo është kryesorja. Mogherini tha në Tiranë hiqni taksën ua ndaj Kosovën menjëherë, i ra ashtu, si ta heqin taksën e thirri takimin, a po kthehet kështu, vetëm hiqni taksën se menjëherë ua ndaj Kosovën. Shyqyr Zotit kemi qëlluar në vend që i kemi lexuar këto projekte me kohë, nuk hiqet taksa, Mogherini e ka kryer mandatin e saj, janë zgjedhjet, ajo rri deri në fund të tetorit por ajo është ushtrues detyre se kandidati tjetër veç përgatit agjendën e vet”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se nivelet e larta të Bashkimit Evropian janë detyruar të heqin procesi ne dialogut prej Mogherinit dhe atyre që kanë qenë pjesë e projektit për ndarje të Kosovës.

Haradinaj: Dialogu është hequr nga ata që kanë dashur të na dërgojnë në ndarje

“Besoj u ka shërbyer mirë të gjithëve me kuptuar se mirë është me u konsultuar paraprakisht secili me secilin, në mënyrë që të shkojmë në qëndrime të duhura. Dy situata e vërtetojnë çka kam thënë më herët që janë detyruar nivele të larta të BE-së me heq dialogun prej zonjës Mogherini, e prej atyre që kanë dashur me na dërguar kah ndarja, e kushdo që ka qenë pjesë e këtij projekti, kuptohet e dini mendimin tim për këtë, pastaj vendimmarrja është kthyer në Prishtinë, nuk merr kush vendime për një vend sovran jashtë vendit, ne do t’i marrim vendimet për Kosovën në vazhdimësi”, tha ai.

Sipas Haradinajt, Bashkimi Evropian i ka bërë nder të madh Kosovës duke hequr agjendën e dialogut nga Mogherini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat