Veseli jep arsyet e formimit të Tribunalit për krimet e serbëve

Aktuale

Veseli jep arsyet e formimit të Tribunalit për krimet e serbëve

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:28
Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar sot lokacionin ku do të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit, me ç'rast ka thënë se Serbia dhe kryerësit e gjenocidit do të përgjigjen për atë që është bërë ndaj popullit të Kosovës.

 "Serbia ka kryer gjenocid mbi popullin tonë dy dekada më herët. Serbia dhe kryerësit e krimeve do të përgjigjen për këtë gjenocid. Kjo është një iniciativë të cilën populli i Kosovës e merr për hir të së drejtës, të vërtetës. Nuk ka pajtim pa pasur të vërtetë dhe pa pasur dënim të krimit, përkatësisht gjenocidit i cili është kryer në Kosovë. Të enjten do të kemi seancën parlamentare ku jam shumë i bindur në gatishmërinë e të gjitha forcave politike, do të jetë një nga iniciativat më të votuara. Do të themelohet komisioni shtetëror i cili do të fillojnë rrugëtimin e vet në ndriçimin e së vërtetës, dokumentimin e së vërtetës dhe inicimin e Tribunalit ndërkombëtar për krimet e luftës të cilat janë kryer nga shteti serb në Kosovë Po ashtu, ky vend në të cilin jemi besoj do të fillojmë ndërtimin e muzeut të gjenocidit. Do ta propozojmë këtë vend ish-Tjegullor ja", tha ai. 

Kreu i Kuvendit ka treguar pesë arsyet pse do të bëhet muzeu i gjenocidit.  "Pse muze i gjenocidit, unë do t’i përmendi 5 arsyet të cilat janë më kryesoret. Një është përkujtimi i viktimave të krimeve të bëra, së dyti do të shërbejë si qendër dokumentimi muzeu i gjenocidit dhe arkivimit të evidencave e fakteve të luftës. Tre, do të shërbejë si qendër ndërkombëtare hulumtimi për studiuesit e fushës, katër do të ketë rol edukativ për brezat e ardhshëm për memorien tonë dhe e pesta, do të ketë një rol proaktiv në gjetjen dhe përgatitjen e aktakuzave për kriminelët e luftës", tha ai.  Veseli tha beson se  në vitin 2020 do ta kemi gurthemelin. Ai tha se nuk do të lejojnë që gjaku të humbet.  "Ka fakte të krimeve të cilat janë kryer nga serbët, ka fakte sa nuk ka mbulesë që nuk mund ta ndalojë Tribunalin ndërkombëtar për krimet serbe të kryera mbi qytetarët tanë. Serbia duhet të paguajë për gjenocidin. Gjenocidi serb ka ndodhur, Tribunali  do të ndodh. Nuk do të lejojmë që gjaku jonë të humbet", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat