Haradinaj: Devollin e respektoj si prodhues, por Telekomi të mos shkatërrohet

Aktuale

Haradinaj: Devollin e respektoj si prodhues, por Telekomi të mos shkatërrohet

Më: 14 maj 2019 Në ora: 12:34
Foto

Kryeministri Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për Telekomin tha se nuk guxon si Qeveri të ndaj para një kompanie që është para falimentimit dhe bëri thirrje që mos të nënshkruhen kontrata të dëmshme për kompaninë.

Haradinaj porositi se kushdo që e nënshkruan ndonjë marrëveshje të tillë do të përballet me ligjet në fuqi.

Duke bërë replikë ndaj deputetëve të VV-së dhe LDK-së për kompaninë Devolli, ai tha se respekton pronarët si prodhues, por jo edhe për shkatërrimin e kompanisë publike.

Haradinaj: Devollin e respektoj si prodhues, por jo të shkatërrohet Telekomi

“Qasja e re është se një obligim, Z-mobile, është tërheq prej tij, dhe ju tregova si janë proceset dhe mundësia nëse dëshirojmë me u ndarë nga marrëdhënia me “Z-mobile”, pa i shkaktuar dëme të tjera vetes të gabuara. Zonja Albulena Haxhiu, këto etiketimet e përgjithshme që i bëri kinse kjo qeveri, ajo qeveri, nuk ju bëjnë nderë. Emëroni saktë, çka po e quani kriminale, kush është me këndë i zënë. Nëse jam i zënë, thuaj, Ramush Haradinaj, je i zënë prej Blerim Devollit, unë tregova shumë e respektoj. Është djalë i Ibrahim Devollit, më vjen mirë që ka punësuar  mijëra njerëz. Është prodhues, ka birrë, ujë, qumësht. Bravo i qoftë, le të punojnë. Kemi nevojë për sipërmarrës, por nuk ia kam borxh atij apo një tjetri me e shkatërruar një kompani publike që është e dy milionë njerëzve, në këtë rast e Telekomit”, tha Haradinaj.

Sipas tij, edhe LDK-ja kur ishte në pushtet pati lidhje partiake me menaxhmentin e Telekomit, me Agron Mustafën.

Haradinaj: Ju, LDK-ja, keni hëngër e keni pirë me Agron Mustafën

“LDK, keni udhëheq me qeverinë më parë, keni marrë devidentë. Keni hëngër, keni pirë me Agron Mustafën, krejt nivelet e juaja. Tash ju del në publik, ruhuni. Edhe unë kam hëngër, kam pirë me Blerim Devollin, dhe prapë kam me hëngër e me pi me të. Por, jam kryetar i Qeverisë, jam i mandatuar prej Kushtetutës. Mbroj kontratën që kam me Kushtetutën dhe jam në drejtën e qytetarëve të mi”, tha  Haradinaj. 

Ndërsa, Haradianj ka treguar edhe për zbatimi i rezolutës së vitit të kaluar nga ana e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat