“Tribunali i Veselit, zhvendosje e vëmendjes nga përçarja që ka kapluar PAN-in”

Aktuale

“Tribunali i Veselit, zhvendosje e vëmendjes nga përçarja që ka kapluar PAN-in”

Nga: N.H Më: 14 maj 2019 Në ora: 14:37
Kadri Veseli

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Avdullahu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar iniciativën e Kadri Veselit për një Tribunal për krimet serbe.

Ai ka thënë se e gjithë kjo është një lloj revanshi ndaj taksës së Haradinajt, një si lloj përpjekje për të nxjerrë përfitime moralo-politike për PDK-në.

“Thjeshte krejt kjo është popullizëm dhe përpjekje për zhvendosjen e vëmendjes nga përçarja qe ka kohë që e ka kapluar koalicionin PAN dhe po i dëmton të gjitha proceset vitale në Kosove”, shkruan mes tjerash Avdullahu.

Ja postimi i tij:

Iniciativa e Kryeparlamentarit Veseli për një tribunal për dënimin e atyre që kryen krime kunder shqiptareve në Kosovë është një lloj revanshi ndaj taksës së Haradinajt, një si lloj përpjekje për të nxjerrë përfitime moralo-politike per PDK-n dhe veten e tij dhe për ti ndalur aq sa mundet poenat politik që po i sjell mbajtja e takses sidomos Qeveris Haradinaj e per rrjedhoje AAK. Thjeshte krejt kjo eshte populizem dhe perpjekje per zhvendosjen e vemendjes nga perçarja qe ka kohe qe e ka kapluar koalicionin PAN dhe po i demton te gjitha proceset vitale ne Kosove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat