Gjykata ndërkombëtare për krimet serbe shihet si e mundur

Aktuale

Gjykata ndërkombëtare për krimet serbe shihet si e mundur

Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:23
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Me rastin e 20-vjetorit të rënies së komandantit të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi (Komandant Bardhi)është mbajtur akademi përkujtimore për të nderuar veprën e tij.

Nga Kaçaniku krerët shtetëror u shprehen se lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër, ndërsa për gjenocidin serb të kryer në Kosovë u tha se është e domosdoshme dhe e mundur krijimi i Gjykatës ndërkombëtare.

Ulëset në shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik ishin të pakta për gjithë ata njerëz që kishin ardhur për të nderuar veprën e komandant Bardhit, për të cilin u tha se roli i tij ishte shumë i rëndësishëm për çlirimin e Kosovës.

Në mesin e tyre ishin dhe dy krerët institucional, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

I pari i shtetit u shpreh se komandant Bardhi është njëri ndër personalitetet më të shquara të UÇK-së, që sipas tij pa të dhe të tjerët realiteti i lirisë së Kosovës nuk do të arrihej.

Thaçi: Realiteti i lirisë kurrë nuk do arrihej pa UÇK-në

“Kur ëndrra shekullore e gjeneratave të Kosovës u bë realitet, kur të pamundurën e bëmë të mundur. E ky realitet i lirisë së Kosovës, kurrë nuk do të mundej të arrihej pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të luftëtarëve të lirisë së Kosovës. Pa gjakun dhe sakrificat e djemve dhe vajzave më të mira kombit. Këtë realitet që jetojmë nuk do të kishim pa heroin Qamil Ilazi dhe bashkëluftëtarëve të tij”, tha presidenti Thaçi.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Qamil Ilazi për tre dekada i kishte kushtuar gjithë veprimtarinë e tij për Kosovën.

Veseli” Lufta e UÇK-së i ka bërë një shërbim të madh njerëzimit

“Qamil Ilazi, me guxim e vendosmëri, iu përgjigj kohës dhe atdheut, si njeri i lapsit dhe i pushkës. Në historinë e popullit tonë lapsi dhe pushka gjithmonë kanë shkuar bashkë. Qamil Ilazi me veprimtarinë dhe luftën e tij është shëmbëlltyrë e kësaj vlere të popullit tonë. Është shëmbëlltyrë e luftës tonë të drejtë, luftës të pastër, luftës tonë për liri e dinjitet kombëtar. Kjo luftë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke i sjellë lirinë një populli të robëruar me shekuj, i ka bërë një shërbim të madh njerëzimit e ka bërë më të drejtë botën”, tha Veseli.

 Duke folur për krimet serbe në Kosovë, Veseli u shpreh sot në Kaçanik se Gjykata Ndërkombëtare për krimet e shtetit serb në Kosovë është e domosdoshme, është e mundur, është e pashmangshme dhe do të ndodhë.

Veseli: Gjykata Ndërkombëtare për krimet e shtetit serb në Kosovë është e domosdoshme

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është historia e shenjtë e Kosovës është historia e lirisë, pavarësisë dhe shtet ndërtimit. Të njëjtën kohë gjenocidi serb është vepër e shtetit serb të kryer mbi popullin tonë. Për të cilën Serbia një ditë dhe shumë shpejt do të jep përgjegjësi para drejtësisë ndërkombëtare. Gjykata ndërkombëtare e krimeve të shtetit serb në Kosovë është e domosdoshme e mundur dhe pashamngshme”, tha ai.

Kurse, nënkryetari i komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra tha se Komandant Bardhi ishte personaliteti i duhur për t’u bërë simbol i luftës në Kaçanik dhe më gjerë, pasi siç tha ai gjithmonë ishte në ballë të betejave.

Bajra: Ishte personalitet i duhur për t’u bërë simbol gjakut dhe luftës së armatosur

“Ishte personalitet i duhur për t’u bërë simbol i gjakut dhe luftës së armatosur në trevën e Kaçanikut dhe më gjerë”, tha ai.

Para mbajtjes së akademisë përkujtimore, krerët shtetëror kanë bërë homazhe tek shtatorja e Qamil Ilazit në Kaçanik.

Përkujtohet Komandant Bardhi, Thaçi e Veseli thonë se lufta e UÇK-së ishte e pastër

Me rastin e 20-vjetorit të rënies së komandantit të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi, Komandant Bardhi, është mbajtur akademi përkujtimore për të nderuar veprën e tij.

Me këtë rast u tha se roli i komandant Bardhit ishte shumë i rëndësishëm për çlirimin e Kosovës.

Pjesë e kësaj akademie ishin dhe dy krerët institucional, ku thanë se lufta e UÇK-së ishte luftë e pastër për çlirim, ndërsa përsëriten se dënimi i gjenocidit serb është i domosdoshëm.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh se komandant Bardhi është njëri ndër personalitetet më të shquara të UÇK-së, që sipas tij pa të dhe të tjerët realiteti i lirisë së Kosovës nuk do të arrihej.

“Realiteti i lirisë së Kosovës kurrë nuk do të arrihej pa gjakun dhe sakrificat e djemve dhe vajzave të Kosovës. Këtë realitet nuk do të kishim pa Qamilin dhe bashkëluftëtarët të tij”, tha presidenti Thaçi.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Qamil Ilazi për tre dekada i kishte kushtuar veprës së tij për Kosovën.

“Qamil Ilazi është shembull i vlerës së kombit tonë, luftës së drejt e të pastër të Kosovës. Lufta e UÇK-së është luftë e pastër për çlirim, ndërsa gjenocidi serb është vepër e tyre që njëherë e mirë do të japim përgjegjësi. Gjykata për krimet e tyre është e domosdoshme dhe e pashmangshme”, tha ai.

Nënkryetari i komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, tha se Komandant Bardhi ishte personaliteti i duhur për t’u bërë simbol i luftës në Kaçanik dhe më gjerë, pasi siç tha ai gjithmonë ishte në ballë të betejave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat