Mustafa takon presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Derek Mitchell

Aktuale

Mustafa takon presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Derek Mitchell

Nga: N.H Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:22
Pamje nga takimi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës ka takuar presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Derek Mitchell.

Mustafa, falënderoi Ambasadorin Mitchell për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë NDI institucioneve kosovare drejt zhvillimit dhe avancimit të vlerave dhe institucioneve demokratike në vend. NDI ka përkrahur vazhdimisht organet e LDK-së, veçanërisht Grupin Parlamentar, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë. Kryetari Mustafa shpalosi zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e LDK-së rreth sigurisë, korrupsionit, arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe investimeve të huaja në Kosovë.

Ambasadori Mitchell falënderoi kryetarin Mustafa për mirëpritjen dhe bashkëpunimin e dy institucioneve tona këto 20 vite. Ky bashkëpunim, pritet të vazhdojë edhe më fuqishëm, gjatë viteve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat