Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe" letër publike liderëve të Kosovës

Aktuale

Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe" letër publike liderëve të Kosovës

Nga: G.B Më: 14 maj 2019 Në ora: 15:53
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe" u ka dërguar një letër publike liderëve të Republikës së Kosovës, Thaçit, Haradinajt dhe Veselit, përcjell Bota sot.

Kjo organizatë ka kërkuar që edhe në Kosovë të bëhet festë 12 maji, që njihet si Dita e Nënave (Mother’s Day).

Letra e plotë:

Drejtuar: Liderëve të Republikës së Kosovës!

I nderuar President i Republikës së Kosovës Z. Hashim Thaçi

I nderuar Kryeminstër i Kosovës

Z. Ramush Haradinaj,

I nderuar Kryetar i Parlamentit të Kosovës Z. Kadri Veseli,

Çdo të dielë të dytë të muajit maj edhe Organizata jonë e Gruas "Hope & Peace" feston Ditën e Nënave Amerikane "Mother's Day". Edhe këtë vit ne u takuam së bashku për të festuar festën tonë. Nga ky tubim ne dolëm me një kërkesë të përsëritur që edhe në Shqipëri dhe Kosovë të ligjërohet Dita e Nënave në muajin maj si në SHBA. Historikisht si komb ne jemi përkrahur nga Amerika qysh nga Presidenti Willson dhe Presidentët Klinton dhe Bush, ky i fundit shpalli edhe Pavarësinë e Kosovës në Shqipëri.

Sigurisht festohet 8 Marsi si dita e gruas, por ditë të nënave Shqipëria dhe Kosova nuk feston e nuk e ka të ligjëruar, nga presidenti, parlamenti apo qeveria. Nëse ligjërohet e vendoset si festë në kalendarin shqip, ne do të ndihemi shumë të lumtuara për vete e brezat që do të vijnē.

Njësoj si përpjekjet shumë vjeçare të vajzës amerikane nga West Virgjinia Anna Jarvis, e cila nuk arriti të bëhej kurrë nënë, e pas humbjes së nënës së saj të dashur në vitin 1905 dëshpërimin e madh e ktheu në forcë për të kërkuar që në SHBA të festohej si festë zyrtare për Nenat - Mother's Day.

Vertetë kauza e saj e mbështetësve gjeti përkrahje nga Presidenti Woodrow Willson, i cili në vitin 1914 nëpërmjet një Proklamate shpalli të dilën e dytë të çdo muaji maj Ditën e Nënave Amerikane.Pas SHBA këtë ditë e ka njohur dhe e feston zyrtarisht për nënat edhe Australia, e nëse edhe ne shqiptarët e ligjërojmë, do të bëhemi vendet e treta dhe katërta në botë që do ta festojmë. Dhe për këtë kërkojmë mbështetje masive. Të shpresojmë.

Ju lutemi na mbani në kontakt.

Organizata "Shprese & Paqe"

SHBA

Mimoza Boletini Dajci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat