Alo me Kosovën: Nga 15 qershori, deri në 10 herë më lirë

Aktuale

Alo me Kosovën: Nga 15 qershori, deri në 10 herë më lirë

Më: 14 maj 2019 Në ora: 16:51
Ilir Zela

Sot një thirrje dalëse në celular nga një numër operatori shqiptar që përdoret me roaming në Kosovë kushton nga 25 deri në 275 lekë për minutë, në varësi të kompanisë dhe paketës.

Kurse për thirrjet hyrëse, pra telefonat që na mbërrijnë në celular, tarifat janë nga 25 deri ne 175 lekë për minutë.

E njëjta situate është për shtetasit kosovarë që përdorin numrat e tyre në Shqipëri. Kryetari i AKEP, Ilir Zela shpjegon se të dyja autoritetet që merren me rregullim e tarifave celulare si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë kanë vendosur që nga 15 qershori i këtij viti të nisë ulja e çmimeve të telefonatave dhe shërbimeve të tjera celulare mes dy shteteve.

“Pra, duke filluar nga 15 qershori i sivjetmë, kemi ulje nga 5 deri në 15 herë të tarifave të thirrjeve për pajtimtarë, por jo vetëm të tyre, edhe të internetit dhe SMS”, tha Zela.

“Ulja do të jetë graduale për të zëruar në 2021. Duke filluar nga 1 korriku i vitit 2021 qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës do mund të udhëtojnë midis dy vendeve pa ndjerë se janë në Shqipëri apo Kosovë dhe ku mund të përdorin këto shërbime njësoj siç i përdorin në vendin e tyre”, tha Zela.

Në procesit e zbatimit të marrëveshjes së roamingut Shqipëri-Kosovë kanë marrë pjesë edhe kompanitë celulare në Shqipëri dhe Kosovë, ndërkohë që ka nisur përgatitja e një marrëveshje të ngjashme edhe për heqjen e roamingut me vendet e rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat