Sondazhi i Halimit: VV 150 mijë vota, AAK 105 mijë, Nisma e AKR e kalojnë pragun

Aktuale

Sondazhi i Halimit: VV 150 mijë vota, AAK 105 mijë, Nisma e AKR e kalojnë pragun

Më: 14 maj 2019 Në ora: 22:22
Analisti Fisnik Halimi

Analisti Fisnik Halimi që është edhe drejtor i Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), ka nxjerrë rezultate të partive politike që veprojnë në Kosovë.

Halimi në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka treguar se Nisma dhe AKR mund ta kalojnë pragun nëse mbahen zgjedhjet.

Ai ka treguar po ashtu se nga sa vota mund t’i marrin disa nga partitë politike.

“PDK e LDK mund t’i marrin nga  200 mijë voto”.

Ai thotë se  pas tyre do të vendoset Vetëvendosje me rreth 150 mijë voto.  

“VV do t’i marr 150 mijë,  kurse AAK 105 mijë” thotë Halimi.  

Analisti Fisnik Halimi tregon se sipas analizave të  Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, pragun zgjedhor do ta kalojnë edhe  Nisma dhe AKR, duke mos treguar se nga sa vota mund t’i marrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat