Molliqaj: Do ta kalojmë pragun, në sondazhet e fundit kemi arritur në 8 %

Aktuale

Molliqaj: Do ta kalojmë pragun, në sondazhet e fundit kemi arritur në 8 %

Më: 14 maj 2019 Në ora: 22:25
Dardan Molliqaj

Deputeti Dardan Molliqaj ka thënë se Partia Socialdemokrate po rritet me të madhe në sondazhe.

Molliqaj ka thënë se PSD dhe AAK janë partitë e vetme që po rriten në zgjedhje.

Ai thotë se në sondazhet e fundit, PSD ka dalë deri në 8 %.

“AAK edhe PSD janë partitë e vetme që po rritën. Në krejt sondazhet që janë me mbi 3 mijë të anketuar, PSD ka deri në 8 %. Jemi mbi 7 për qind në të gjitha sondazhet. Përveç neve dy partive, asnjë tjetër s’është duke u rritur. Këtë e thonë të gjitha sondazhet, por po bëhen përpjekje që të mohohen”, ka thënë Molliqaj në Debat Plus në Tv Dukagjini.

“Qe sa herë po e them që PSD do ta kalojë pragun. Kjo as që diskutohet”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat