Komentuesi e kritikon që veshi 4 herë të njëjtin fustan, ja si i përgjigjet Vlora Çitaku

Aktuale

Komentuesi e kritikon që veshi 4 herë të njëjtin fustan, ja si i përgjigjet Vlora Çitaku

Nga: A.Zh Më: 15 maj 2019 Në ora: 08:23
Vlora Çitaku në iftarin e shtruar nga presidenti amerikan Donald Trump

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, mori pjesë së fundmi në iftarin e shtruar nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Ajo edhe në këtë paraqitje, u shfaq elegante me stilin e saj të veçantë. Por dikujt nga ndjekësve e Çitakut në Facebook, i ka penguar që ambasadorja është shfaqur me një fustan që e kishte veshur edhe në disa raste të mëhershme.

Komentuesi në fjalë ka pyetur se a mund t’i blihet ambasadores një fustan i ri, pasi sipas tij, ajo të njëjtin e ka veshur për katër herë me radhë, përcjell Bota sot.

E Çitaku ka thënë se ky koment e ka bërë shumë të qeshë atë. Ajo është habitur se si komentuesi ka pasur kohë që të numërojë se sa herë e ka veshur të njëjtin fustan.

“Ok, marr shumë mesazhe, po ky me bëri me qesh me lot. Paska pas kohë njeri me e numëru sa herë e kam vesh të njëjtin fustan”, ka shkruar Vlora Çitaku në Facebook./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat