Deputetët e LDK-së vizitë dyditore në Berlin

Aktuale

Deputetët e LDK-së vizitë dyditore në Berlin

Më: 15 maj 2019 Në ora: 11:18
Foto nga takimi

Deputetë të Grupit Parlamentar të LDK-së, Lirije Kajtazi dhe Armend Zemaj, kanë qëndruar për vizitë dy ditore në Berlin, ku përveç pjesëmarrjes në konferencën e organizuar nga KAS dhe CDU lidhur me rolin e deputetëve në bashkëpunimin rajonal, ata kanë takuar edhe kryetarin e Grupit Parlamentar të CDU-së, Ralph Brinkhaus dhe deputetë të Bundestagut Gjerman.

Në këtë takim, Kajtazi dhe Zemaj u zotuan se prioritet i LDK-së do të jetë ndryshimi përmbajtjesor i qeverisjes në vend, me theks të veçantë tek sundimi i rendit dhe ligjit dhe reformat për integrimet evropiane.

Po ashtu, deputetët e GP LDK theksuan edhe një herë kërkesën për liberalizim të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë, deputetë të CDU-së thanë se ekziston vullneti i tyre që lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës të ndodhë sa më shpejt.

Ata po ashtu shprehën besimin e tyre në punën, përkushtimin dhe përvojën e LDK-së që Kosova të avancojë në konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat