Sami Lushtaku: Malush Ahmeti është prej pjesëtarëve më të shquar të UÇK-së

Aktuale

Sami Lushtaku: Malush Ahmeti është prej pjesëtarëve më të shquar të UÇK-së

Nga: N.H Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:00
Malush Ahmeti

Sami Lushtaku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar në 20 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, Malush Ahmetin.

Lushtaku thotë se Malushi është prej pjesëtarëve më të shquar të UÇK-së në Rezallë dhe më gjerë.

“Gjatë gjithë luftës ka qëndruar në fushëbeteja, aty ku edhe e dha frymën e fundit për lirinë e atdheut”, shkruan mes tjerash Lushtaku.

Ja shkrimi i tij:

 Në 20 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, kujtojmë me respektin dhe krenarinë më të madhe, bashkëluftëtarin nga Rezalla, Malush Ahmeti. Malushi është prej pjesëtarëve më të shquar të UÇK-së në Rezallë dhe më gjerë. Gjatë gjithë luftës ka qëndruar në fushëbeteja, aty ku edhe e dha frymën e fundit për lirinë e atdheut.

Lavdi përjetë veprës së dëshmorit Malush Ahmeti. SL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat