Nga vizita në Varrezat e Dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Aktuale

Nga vizita në Varrezat e Dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 15 maj 2019 Në ora: 14:03
Vizita në Varrezat e Dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

“Rrugëtimi i Lirisë” me moton “Gjithmonë të gatshëm të japim gjithëçka për Atdheun”, një udhëtim ky në Shqipëri e Kosovës, dedikuar të 20 vjetorit të formimit të Batalionit “Atlantiku" me disa nga pjestarët e këtij batalioni në këtë ruugëtim shtigjeve të UÇK-ës

PODUJEVE: Me rastin e 20 Vjetorit të krijimit të Batalionit Atlantiku - eprorë , dhe ish luftëtar veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Zona Operative e Llapit, dhe udhëheqës të organizatave të daluara nga lufta, nga kjo zonë - pritën muajin e kaluar, delagcionin nga Amerika, që me këtë rast vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën.

Vizita e këtij delegacioni ne Llap, u zhvillua në Varrezat e Dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), aty ku pushojnë të gjithë së bashku dëshmorët e luftës për çlirimin e Kosovës, në Kompleksin Memorial të dëshmorëve të Llapit.

Për të pritur këta pjestar të delegacionit Atlantiku nga Amerika, Delegation ky në të cilin ishte ftuar edhe anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj, si dhe kryetari i organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, të cilët iu bashkëngjiten atlantikasve, në këtë udhëtim të këtij delegacioni, në festimet e 20 Vjetorit të Batalionit Atlantiku, kishin dalë në hryje të këtij memoriali edhe Idriz Shabani, Latif Gashi, Muhamet Latifi, dhe shumë ish luftëtar të UÇK-ës, nga kjo zonë operative.

Fillimisht, ky delgacion u ndal në fshatin Penu - dhe më pas në bazën e Parë të UÇK-ës, në fshatin Lladroc, nga ku u pritën nga babai i dëshmorit të kombit, Zabit Zejnullahu - Haki Zejnullahu, i cili faleminderojë për vizitën dhe kontributin e dhënë në luftën për çlirimin e Kosovës, raportoi Llapi TV.
Me këtë rast familja e dëshmorit Zejnullahu, i dhurojë ish Komandatit të Batalionit Atlantiku, Gani Shehu, nga një distiktivë(pllakat të vogël) të Bazës së Parë të UÇK-ës, ndërsa më pasë delegacioni vendosi nga një trandafilë të freskët në çdo varre të të rënëve në këtë kompleks, dhe nga një kurorë me lule të freskëta për të gjithë dëshomrët të kësaj zone.

Vizita me rastin e 20 Vjetorit të krijimit të Batalionit Atlantiku në Zonën Operative të Llapit, përfundojë të Kulla e Zahir Pajazitit, në fshatin Orlan, ku ky batalion vendosi një kurorë të varri i Zahir Pajazitit, dhe njëhereshit ish Komandat i Mbrojtjes Civile për këtë zonë.

Muhamet Latifi, me këtë rast falemonderojë Batalionin Atlantiku, për vizitën e bërë në Llap.

“Ky ka qenë komandati i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Heroi i Kombit, të cilin e kujtjomë me pjetete të mëdha - Lavdi për herë Zahirit i themi, lavdi shokëve të tij, bashkëluftëtarve të tij - te gjithe dëshomrëve, por edhe familjes së tij, që e lindi dhe e rriti”, tha Latifi.
Ndërsa, ish- Komandati Batalionit Atlantiku, Gani Shehu, faleminderojë në emër të këtij delegacioni, që ai udhëhoqi në këtë udhëtim të lirisë në Shqipëri dhe Kosovë, për mirëpritjen dhe për punën e madhe që është bërë në këtë memorial, për të nderuar veprën e pavdekshme të këtyre dëshmorve të kombit shqiptar.

“Ka qenë një ndjenjësi e veqantë e imja personalisht, por edhe e bashkëluftëtarve të mi - nga Batalioni Atlantiku, që po e vizitojmë edhe Zonën e Parë Operative të Llapit. Si unë dhe bashkëluftëtarët e mi sot kur vijmë në Kosovë, kemi një ndjenjësi të veqantë, për atë se kur viztojmë këto memoriale, të dhmibjes, lavdisë e krenarisë sonë shqiptare. Ngase, kjo është vlera e jonë, është krenaria jonë, që na kujtojnë të gjithëve ne së bashku, atë sakrificën dhe çmim e lirisë, që është deri te flijmi për vendin tonë”, tha ish Komandati Batalionit Atlantiku, sot Kryetari i Shoqatës Atlantiku, nga SHBA, Gani Shehu.

Në emër të këtij delegacioni ish luftëtari i këtij batalioni Uk Lushi, i dhurojë me këtë rast një pllakat qelqi të Batalionit Atlantiku, si shenjë mirënjohje, Familjes së Zahir Pajazitit , përkatësisht vëllait të tij Ejup Pajaziti.

Me pas në fshatin Orlan te Kulla e Zahir Pajazitit, në emër të Zonës Operative të Llapit, Batalion Atlantiku, e përshëndeti Latif Gashi.
“ Si vëllezërit tanë - të gjithë e dimë se nuk ka qenë fare e lehtë që me lënë Amerikën, dhe me ardhë për të luftuar për liri në Kosovë. Me ardhë në atë kohë që Kosova, po kallej nga lufta, digjej e shkatërrohej, the kur afro një milion shqiptarë u larguan me forcë nga shtëpitë e tyre, dhe ju latë shtëpit e juaja, familjet e juaja, jetën tuaj të mirë në Amerikë, për tu flijuar për lirinë e Kosovës," tha Latij Gashi, i cili në fund së bashku me veteranët e luftës, Fari Balaj, Batalionit Atlantiku, ish luftëtarve të UÇK-ës, nga Amerika, i dhuruan Pllakatat e UÇK-ës, dhe dy libra në shenjë mirënjohje, të autorit llapian Sabri Kiçmari.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat