Hoxha: Ndërtimi i Muzeut të Gjenocidit serb, mundëson dokumentimin e një ndër periudhave më të errëta

Aktuale

Hoxha: Ndërtimi i Muzeut të Gjenocidit serb, mundëson dokumentimin e një ndër periudhave më të errëta

Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:34
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përkrahur iniciativën për ndërtimin e Muzeut të gjenocidit dhe Memorialit të Dëbimit te Stacioni i trenit në Prishtinë, dhe me këtë rast ka deklaruar se përmes rikujtimit, ne njohim sakrificën që populli ynë përjetoi gjatë okupimit serb, duke qenë të privuar nga të drejtat dhe liritë themelore, për dekada me radhë, përcjell "Bota sot".

E para e Integrimit Evropian në Kosovë, ka shkruar po ashtu se “Duke dokumentuar memorien tonë kolektive, ne i kontribuojmë së vërtetës dhe hapim rrugë për pajtim dhe paqe të qëndrueshme”.

Postimi i plotë:

“Rikujtimi i së kaluarës shërben si referencë e fuqishme që e ardhmja jonë të ndërtohet në paqe dhe e kaluara e dhimbshme të mos përsëritet më.

Përmes rikujtimit, ne njohim sakrificën që populli ynë përjetoi gjatë okupimit serb, duke qenë të privuar nga të drejtat dhe liritë themelore, për dekada me radhë.

Ndërtimi i Muzeut të Gjenocidit serb, do të mundësoj dokumentimin e një ndër periudhave më të errëta të historisë sonë, atë të luftës së 1998-1999.

Memoriali i Dëbimit te Stacioni i trenit, sjell në kujtesë pamjet ku mijëra qytetarë u dëbuan, me qëllim të mos kthehen kurrë.

Duke dokumentuar memorien tonë kolektive, ne i kontribuojmë së vërtetës dhe hapim rrugë për pajtim dhe paqe të qëndrueshme.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat