Financial Times: BE nuk guxon të heq dorë nga Ballkani

Aktuale

Financial Times: BE nuk guxon të heq dorë nga Ballkani

Nga: F. B. Më: 15 maj 2019 Në ora: 17:40
BE

Bashkimi Evropiane (BE) nuk do të duhej të heq dorë nga Ballkani, ndërsa mospërmbushjen e premtimit për anëtarësim mund të dobësojnë, rrymat matura dhe reformave në regjion” ka vlerësuar gazeta britanike “Financial Times” (FT), transmeton “Danas”, dhe “Bota sot”.

BE mund të bëjë edhe një gabim historik në Ballkan, sepse liderët e Bashkimit në samitin e korrikut duhet të vendosin për hapjen e negociatave për pranim të Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore. Vendimi duhet të jetë i njëzëshëm, por disa vende si Franca dhe Holanda ngurrojnë me fazën e ardhshme të zgjerimit të Bashkimit, shkruan FT.

Francezët dëshirojnë që BE të fokusohet në reformat e veta, forcimin e zonës së euros dhe evitimin e masave  që do të mund të forcojnë rrymat nacionaliste dhe populiste. Mirëpo, kjo do të mund të kthente kundër Bashkimit, që mendon që Ballkanin ta mbaj nën kontroll, shkruan FT.

Gazeta britanike jep shembull zgjidhjen e kontestit të emrit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, me çka Shkupi ka dëshmuar se heq dorë nga utra-nacionalizimi i paraardhësit. Populli i Maqedonisë ndoshta do pyes a do të hap dyert ndonjëherë BE, nëse diplomacia trime dhe menaxhimi i mirë me dimensione kombëtare të konfliktit rreth emrit nuk shpërblehet me negociata të pranimit, shkruan gazeta.

Një vonesë e tillë do shtynte reformat në Maqedoni dhe do varroste luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kjo mund të ngjallë shovinizmin maqedon.

“Nëse dyert e BE mbeten të mbyllura, rrymat e matura mund të diskreditohen. Mirëpo, ka rrezik që dyert të hapen për Maqedoninë, ndërsa Shqipëria të mbetet në pritje. Një iniciativë e tillë do hidhte vaj në zjarr në nacionalizmin pan-shqiptar”, thotë FT dhe shton se ka rrezik te ngjallja eksplicite e idesë së “Shqipërisë së Madhe”.

Gazeta në analizën e mëtutjeshme mendon se një skenar i tillë do pengonte shtesë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së raporti mes Beogradit dhe Prishtinës dhe do rriste tensionet mes boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve të BiH.

“Nëse rritet jo stabiliteti regjional për shkak të drojës së BE-së, atëherë do krijohet hapësirë e përshtatshme për përzierja nga jashtë”, shton gazeta duke përmend ndikimin e Rusisë, Turqisë dhe Kinës.

Ata që kritikojnë zgjerimin e BE kanë të drejtë kur thonë se kualiteti i demokracisë dhe shtetit ligjor në vendet ballkanike është më i ultë se normat e BE. Por besimi i regjionit në BE dhe entuziazmi i popullit për reformat e rënda të nevojshme për anëtarësi, do zvogëlohen nëse BE në samitin e korrikut nuk dërgon sinjal pozitiv, ka thënë gazeta britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat