Gara për kreun e PDK-së në Drenas, kandidati Naim Bazaj: Do ketë telashe nëse përzihet Qendra e partisë

Aktuale

Gara për kreun e PDK-së në Drenas, kandidati Naim Bazaj: Do ketë telashe nëse përzihet Qendra e partisë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 18:58
Naim Bazaj

Sejdi Hoxha dhe Naim Bazaj, janë dy kandidatët e vetëm në garë për kryetar të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, kjo pasi Labinot Halilaj ishte larguar ditë më parë nga gara.

Kandidati Naim Bazaj, i ka çuar mesazh partisë e tij PDK-në në nivel qendror që të mos përzihen në zgjedhjen e kryetarit të Degës në Drenas, në të kundërtën ka paralajmëruar se mund të ketë telashe.

“Nëse nuk na përzihen të tjerët do ta kryejmë këtë proces pa telashe. Nuk shkohet gjithmonë me imponime, t’i ke me kanë kryetar i nëndegës, ose delegate duhet të vendosin qytetarët. Nëse nuk përzihen, do të shkon mirë e mbarë, nëse përzihen do ketë telashe. Mos t’i mashtrojnë njerëzit, por është mirë të ecim përpara, jo me imponime, nëse donë me shku mire e mbarë, nëse jo le t’i grahin, por tani flasim pas procesit”, ka thënë Bazaj.

Ai ka besim se nëse nuk ka imponime nga qendra do zgjedhet kryetar i PDK-së në Drenas.

“Unë besoj se do të zgjidhem, nëse imponohet nga qendra tjetër gjë, atëherë flasim pas procesit”, ka pohuar ai.

Bazaj ka treguar se lidhur me këtë çështje ka biseduar edhe me kryetarin e partisë Kadri Veseli por që sipas tij ky i fundit i ka thënë se nuk përkrahë ndonjë kandidat të caktuar veçse i ka treguar se edhe Sejdi Hoxha do jetë në garë.

“Me Veselin kemi biseduar. Me tha dua të takohem me ty. Kemi bisedu shtrut si me ec procesi mirë e mbarë. Unë i kam thënë veç ishalla nuk na përzihen do tjerë, nëse na lini duart e lira do dalim fitimtarë të gjithe, nëse na përzihen do ketë telashe. I thash Veselit tregom nëse e mbështet dikun por ai tha jo, veçse tregoi që do jettë kandidat edhe Sejdi Hoxha”, ka thënë Bazaj.

Bazaj kundërkandidatin e tij Sjedi Hoxha (aktualisht drejtor i Postës) e ka quajtur parashutistë duke thënë se nuk i di gjysmën e fshatrave të Drenasit dhe sipas tij ai po përkrahet nga kryetari aktual i komunës Ramiz Lladrovci, për të cilin thotë se nuk ka pasur guxim të hy në garë pasi e di si i kishin dale numrat.

“Nuk është hera e parë që vijnë parashutat në Drenas që janë propozu nga dikush,
Z.Hoxha është një parashutist dhe s’ka qenë pjesë e procesit në Drenas, ai disa fshatra duhet me i gjet me GPS”, ka pohuar Bazaj.

Kujtojmë se zgjedhjet në Degën e PDK-së në Drenas mbahen këtë diele. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat