Hapet oda e përbashkët ekonomike Kosovë-Zvicer

Aktuale

Hapet oda e përbashkët ekonomike Kosovë-Zvicer

Më: 15 maj 2019 Në ora: 20:23
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Zvicer bashkë me ministrin Valdrin Lluka, zëvendësministren Rejhan Vuniqi, deputetët Xhavit Haliti dhe Lutfi Haziri, ku kanë inauguruar odën e përbashkët ekonomike Kosovë-Zvicer, në prani edhe të ministrit të ekonomisë së Zvicres, Guy Parmelin.

Hoxhaj tha se zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës është prioritet i Qeverisë së Kosovës, prandaj investimet e huaja direkte janë mëse të domosdoshme.

“Në prani të Ministrit të Ekonomisë së Zvicres, Guy Parmelin, deputetëve Alfred Heer, Hans-Ulrich Bigler, Felix Morrin, ndërmarrësve të shumtë zviceran e kosovarë, bashkë me ministrin Valdrin Lluka, zëvendësministren Rejhan Vuniqi, deputetët Xhavit Haliti dhe Lutfi Haziri, inauguruam Odën e Përbashkët Ekonomike Zvicer-Kosovë, në Cyrih”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat