Sejdiu: Sulmet ndaj PSD-së nuk mund ta maskojnë faktin se LDK-ja ka qeverisur me PDK-në

Aktuale

Sejdiu: Sulmet ndaj PSD-së nuk mund ta maskojnë faktin se LDK-ja ka qeverisur me PDK-në

Nga: A.SH Më: 15 maj 2019 Në ora: 21:44
Dardan Sejdiu

Shefi i grupit parlamentar të PSD-së Dardan Sejdiu ka reaguar ndaj Avdullah Hotit, duke thënë se paska bërë edhe një përpjekje për ta maskuar paaftësinë e tij në sfidimin e qeverisë duke e sulmuar PSD-në.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, paaftësinë e tij në bashkërendimin opozitar nuk mund ta maskojë me faktin se me Kadri Veselin ka pasur bashkëqeverisje Avdullah Hoti e jo Partia Socialdemokrate.

Postimi i plotë:

Si shef i GP të LDK-së, Avdullah Hoti paska bërë edhe një përpjekje për ta maskuar paaftësinë e tij në sfidimin e qeverisë duke e sulmuar PSD-në.

Paaftësinë e tij në bashkërendimin opozitar nuk mund ta maskojë me faktin se me Kadri Veselin ka pasur bashkëqeverisje Avdullah Hoti e jo Partia Socialdemokrate.

Sulmet ndaj PSD-së nuk e maskojnë as partneritetin e tij të djeshëm me Kadri Veselin dhe as paaftësinë e tij të sotme për ta sfiduar sot pushtetin e Kadri Veselit.

Nënshkrimet e PSD-së për rrëzimin e qeverisë i ka moti Avdullah Hoti, por edhe gatishmërinë e vullnetin për ta ndërtuar strategjinë e përbashkët opozitare.

Por, sigurisht se vullneti dhe gatishmëria e PSD-së nuk mjaftojnë për ta bërë më efikas dhe më të suksesshëm Avdullah Hotin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat