Ata që kundërshtonin idenë e korrigjimit të kufirit, nuk kanë pasur argument - Bota Sot
Ata që kundërshtonin idenë e korrigjimit të kufirit, nuk kanë pasur argument

Aktuale

Ata që kundërshtonin idenë e korrigjimit të kufirit, nuk kanë pasur argument

Më: 15 maj 2019 Në ora: 23:19
Ardian Kastrati

Ardian Kastrati, professor në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se pikërisht ata persona që kanë që kanë kundërshtuar idenë e korrigjimit të kufirit nuk kanë pasur fare argumente.

Kasatrati tha se ata që kanë kundërshtuar idenë e korrigjimit, nuk kanë argumentuar. “Ata janë patetizma, është për konsum të brendshëm dhe për zgjedhje lokale”,  tha ai në RTK3

Sipas tij më shumë po kundërshtohet ideja për shkak se ata që kanë kundërshtuar Thaçin, kanë dalë humbës nga beteja politike.

Kastrati tha se Samiti i Berlinit që u mbajt ditë më parë, nuk ka sjell risi sa i përket korrigjimit.

“Jam i bindur se Samitit i Berlinit është organizuar për nevoja të BE-së, pra ka qenë qëllim që të qetësohet, për shkak të zgjedhjeve në BE. Samiti i Berlinit rrjedhimisht nuk ka sjellë asgjë”, tha ai.

Kastrati tha se duhet të shikohet letrat e presidentit Trump, se cila është politika edhe kahja për Kosovën e Serbinë. Sipas tij pesë mijë njerëz në Karadak jetojnë në Kosovë e nuk kanë nënshtetësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...