Vëllai në LPK, maltreton vëllanë në LDK

Aktuale

Vëllai në LPK, maltreton vëllanë në LDK

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 16 maj 2019 Në ora: 00:16
LDK - LPK

Ishin dy vëllezër nga Podguri i Kosovës. Vëllai i madh ishte punëtor ekonomik i viteve 70-a, në Gjermani. Vëllai, më i vogël, i cili ishte shkolluar me markat e vëllait të madh, ishte ikanak i viteve 90-a, anëtar militant i LPK-së. Ky i kishte bërë presion të parit, të japë marka për Fondin "Vendlindja thërret" dhe jo për 3 %-in. Vllai i madh ishe gjegjur se "unë prej 8 (tetë) vitesh paguaj në Fondin e 3 %-it dhe nuk e ndryshoi". Vëllai i vogël "ia bani be-në" vëllait të madh, se "do të pendohet!"

Viti 1999.  Vëllai i madh vjen me Tragetin (anijen) në Durrës. Vëllai i vogël ishte në dijeni për nisjen e tij. Policia e Kosovës, në Portin e Durrësit ishte njësh me "Shqiponjat e zeza". Emri i vëllait të madh figuronte në listën ndëshkuese, të vënë nga vëllai i vogël, që menaxhonte policinë. Pyetja e parë ishte: - Për cilin fond paguani? - Për Fondin zyrtar 3 %-in. Dhe, i është marrë pasaporta, me arsyetimin se "do ta shohim këtë çështje!"

Vëllai i madh, anëtar i LDK-së, udhëton, me mjete rasti, për në Shkodër, për ta takuar familjen e ikur nga Kosova. Provon të hyjë në Port, nuk arrin. Kërkon pasaportën, nuk merr përgjigje. Duhej të kthehej në punë, në Gjermani. Nuk kishte pasaportë. Rrezikohej ta humbiste punën. Mëson se është një pikë pritëse refugjatësh, ikanakësh nga Kosova, në Mamurras të Kurbinit. E takova, dëgjova rrëfimin e tij.

- Pasaportën ta ka marrë vëllai yt. Qenke me fat se ai ka udhëtuar dje për Gjermani. Shko në Durrës, plazh, ke Restorant "Drenica", tej Urës së Dajlanit dhe thuaj se jam vëllai i madh i "filanit". Policët ma morën pasaportën, pa përmendur dialogun me policinë, - e këshillova unë.

Hallexhiu shpërtheu në vajë. "Qysh me ma punue kështu vëllai i vogël, që e kam rritë e shkollue", - tha ai në dënesje.

Vaji i vëllait plak, ishte prekës dhe punëtorët, të cilët menaxhonin pritjen dhe akomodimin e ikanakëve, të indinjuar, shpërthyen në të shara, për vëllain e vogël, të infektuar nga ideologjia sllaviste e LPK-së, që nuk njeh vëllazëri por vetëm dogmë, parti. Ai ndoqi sugjerimin tim dhe arriti ta marrë pasaportën, duke e shfrytëzuar mungesën e vëllait të vogël, pjesë e bandës së LPK-së. Paksa e rëndë, por, një ndodhi faktike, e përjetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat