Veseli: E pafalshme nëse ndërkombëtarët nuk e përkrahin Tribunalin

Aktuale

Veseli: E pafalshme nëse ndërkombëtarët nuk e përkrahin Tribunalin

Më: 16 maj 2019 Në ora: 11:18
Kadri Veseli

Rroba të djegura e të shpuara nga plumbat, të mbathura e gjësende të shumta të personave të zhdukur, nga afër sot i ka parë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli teksa vizitoi vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve dhe artefaktet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Veseli nga aty u zotua se të gjitha këto artefakte do të ruhen dhe do vendosen në Muzeun e Gjenocidit, derisa aktualisht  ato janë duke u ruajtur në ambientet e ministrisë së Administratës Publike.

Kryeparlamentari  u shpreh se do jetë e pafalshme nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah Tribunalin Ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin serb kryer ndaj shqiptarëve.

Veseli tha se Serbia duhet të distancohet nga krimet që kanë ndodhur dhe të dënohen kriminelët.

Veseli: Do të jetë e pafalshme nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah Tribunalin Ndërkombëtar për gjenocidin serb

“Ky është qëllimi jonë duam paqe nuk duam konflikt duam të ardhme, por më kerkush nuk guxon as nuk  kemi me i lënë me na ngacmua si do edhe drejtësia nuk ka qare pa ndodh....Është papërgjegjësi dhe do të jetë e pafalshme nëse  bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrahë iniciativën tonë për Tribunal Ndërkombëtar edhe do të përgjigjen para Kosovës, por gjithsesi edhe Tribunali jonë ndërkombëtar jam shumë i sigurt për aq sa ka njerëz në këtë botë, për aq sa ka dritë,diell do të ndodh edhe drejtësia edhe Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb”, u shpreh Veseli.

Disa nga eksponatet e rrobave Veselit ia shpjegoi drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu i cili tha se në që nga 2004 në pakot e  vendosura aty ruhen rrobat e të zhdukurve.

Ai tutje tha se edhe 500 pako tjera pritet që të vendosen në këtë hapësirë.

Gërxhaliu: Secila pako paraqet një histori të dhimbshme

“Të gjitha rastet i kanë rrobat që nga 2004-ta i kanë rrobat e arkivolit në vete....01;37 Pra secili pako paraqet një histori të dhimbshme, secila pako tregon se si dikush faktikisht ka qenë i vrarë edhe është karakteristike që të gjitha janë të civilëve. I kemi edhe 500 pako të ardhshme të cilat duhet të vijnë dhe me ndihmën e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar i kemi pastruar në tri vitet e fundit dhe i kemi konservuar që mos të shkatërrohen, përndryshe për 15 vite i kemi ruajtur me stafin tim të institutit vetë vetiu në qeskat dhe në pako, u dashke me i ndërrua çdo muaj për shkak të kondensimit të ajrit”, tha Gërxhaliu.

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara tha se 948 rroba dhe artefakte ndodhen në vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve dhe artefaktet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Gara: Mbi 948 rroba dhe artefakte ndodhen në këtë hapësirë

“Në fazën e parë janë zhvendosur 378 kuti apo sete të rrobave dhe arte fakteve, në fazën e dytë janë bartur 570 që gjithsej janë më shumë se 948 të seteve dhe rrobave të artefakteve që për momentin menaxhohen në këtë hapësirë si zgjidhje e përkohshme për dy arsye. E para ka qenë presioni i ndërkombëtare ndaj familjarëve që me i marr me vete çoftë për t’i hedhur apo çoftë për t’i varrosur bashkë me eshtrat duke varrosur kështu dëshmitë e krimit, gjenocidit që ka ndodhur, dhe e dyta ka qenë për të evituar dëmtimin e mëtutjemë”, tha Gara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat