Dëshmi tronditëse, pamje se si ushtria serbe ka dhunuar femrat në Kosovë

Aktuale

Dëshmi tronditëse, pamje se si ushtria serbe ka dhunuar femrat në Kosovë

Më: 16 maj 2019 Në ora: 11:34
Pamje se si ushtria serbe ka dhunuar femrat në Kosovë

(E plotësuar)  - Deputetja e Prtisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina sot ka paraqitur një fotografi që dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serb gjatë luftës në Kosovë. Dhunimi sipas saj, ka ndodhur në sy të familjes.

Këtë fotografi dhe dëshmi të tjera, Brovina tha se i kanë paraqitur edhe herëve të tjera, por që sipas saj, asnjëherë prokuroria speciale, qoftë edhe EULEX-i, nuk kanë marrë masa ndaj askujt.

Deputetja Brovina ka deklaruar se gruaja që është në fotografi është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast, derisa ka potencuar se i njeh ata që e kanë dhunuar.

Brovina: Një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb që kanë dhunuar gruan

“Unë këtë rast nuk po e paraqesë për herë të parë, por tani më sikur jemi adaptuar si institucione që të jemi më të guximshëm. Sepse edhe herëve të tjera në konferenca ndërkombëtare që janë mbajtur këtu në Prishtinë kam treguar faktikisht realitetin qoftë për dhunimet, qoftë për elementet gjenocidiale që janë bërë ndaj popullit shqiptar nga forcat militare, paramilitare serbe. Me një fjalë unë akuzoj shtetin serb. Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb është gjetur kjo foto që dëshmon dhunën ose aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Ndërsa, shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër gra dhe sistematikisht i kanë dhunuar ushtarët serb, duke iu shkaktuar jo vetëm shqetësim shpirtëror, do të thotë trauma shpirtërore por edhe fizike, sepse shumë nga to ende vuajnë nga pasojat shëndetësore që i kanë pësuar gjatë dhunimit", tha ajo.

Brovina ka shtuar se askush deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistuar këto viktima të dhunës seksuale.

Sipas saj, tek tani është zgjuar vetëdijesimi i institucioneve të Kosovës që për viktimat e dhunës seksuale duhet që përveç se të flitet, të punohet edhe për të ngritur akuza.

Brovina: Për këto viktima duhet të ngrisim akuza konkrete

"Gruaja është 50 vjeçare, kur ka ndodhur e kanë detyruar të afërmit e vet që ta shohin dhunimin e ushtarëve serb ndaj gruas që atëherë ka qenë 35 vjeçare... Realisht tani është zgjuar vetëdijesimi institucional që për këto viktima jo vetëm të flasim për to, por edhe të ngrisim akuza konkrete ndaj shtetit serb kujtoj unë, sepse shteti ka qenë gjithë strumbullari i këtyre të këqijave. Individët gjithashtu kanë faj individual, por gjenocidin e ka bërë shteti, sepse nuk mund ta bësh një akt seksual të dhunshëm pa dëshirën e vet personit, prandaj ata edhe individualisht kanë faj, por kanë faj edhe si shtet”, tha jo.

Deputetja Brovina ka zgjedhur që këtë fotografi ta publikojë sot, kur në Kuvend pritet të formohet komisioni shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

****

Deputetja  Flora Brovina sot ka paraqitur një fotografi që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Dhunimi sipas saj ka ndodhur në sy të familjes.

"Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb që dëshmon aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhunuar nga ushtarët serb", tha ajo.

Ajo nuk ka dhënë detaje se në cilin vemd ka ndodhur ky rast pasi sipas saj duhet ruajtur privatësia. "Gruaja është 50 vjeçare kur ka ndodhur ka qenë 35 vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijësimi institucional që për këto viktima të ngriten aktakuza. Serbia është fajtorja", tha ajo.

Image
Image

 

***

Në ditën kur Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën plenare për votimin e rezolutës për gjenocidin serb, deputetja Flora Brovina ka paraqitur para mediave një dëshmi tronditëse.

Deputetja e PDK-së ka treguar një dëshmi ku shihet se si ushtarët serbë kishin dhunuar një femër në Kosovë

Para familjarëve të saj, tre ushtarë serbë shihen në fotografi duke dhunuar një femër. Në fotografi shihen edhe gjurmët e gjakut.

Flora Brovina ka thënë se femra e dhunuar është e gjallë.

Fotografia tronditëse është nxjerrur nga një aparat që i kishte humbur një ushtari serb.

Image

 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat