Limaj: Nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

Aktuale

Limaj: Nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

Nga: A.SH Më: 16 maj 2019 Në ora: 12:18
Ukshin Hoti

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të shquar të çështjes sonë kombëtare Ukshin Hotit.

Limaj përmes Facebook shkruan se Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë, i cili qysh në vitin 1981 e arsyetoi kërkesën tonë për Republikë si kërkesë e drejtë dhe legjitime.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 20 vjet nga zhdukja e veprimtarit të shquar të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hoti.
Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë, i cili qysh në vitin 1981 e arsyetoi kërkesën tonë për Republikë si kërkesë e drejtë dhe legjitime.
Me kontributin e tij prej atdhetari, politikani, filozofi e profesori universitar Ukshin Hoti, frymëzoi breza të tërë në rrugën tonë të drejtë për liri e pavarësi.
Institucionet e vendit nuk do të ndalen së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe të të pagjeturve të tjerë, por do të kërkojmë hetim dhe ndëshkim ligjor për kryerësit dhe urdhërdhënësit e gjenocidit mbi qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat