Abazi kujton Ukshin Hotin: Askush se parashikoi që në krye të vendit do të vijnë ata që do vrasin idetë e intelektualëve

Aktuale

Abazi kujton Ukshin Hotin: Askush se parashikoi që në krye të vendit do të vijnë ata që do vrasin idetë e intelektualëve

Nga: G.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 13:35
Ukshin Hotin

Njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, ka kujtuar Ukshin Hotin, në 20 vjetorin e zhdukjes së tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se zhdukja e tij mban freskët kujtimin për gjenocidin në tentativë dhe eliminimin e klasës intelektuale dhe trurit të çështjes kombëtare, përcjell Bota sot.

Abazi thotë se askush nuk e ka parashikuar se në krye të vendit të vijnë ata që do të vrisnin vizionin dhe idetë e intelektualëve dhe vullnetin e kombit për shtet demokratik.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Perkujtim i perjetshem per filozofin dhe politikologun e shquar Shqiptar Prof. Ukshin Hoti. Zhdukja e tij mban fresket kujtimin per gjenocidin ne tentative dhe eliminimin e klases intelektuale dhe trurit te ceshtjes kombetare. Serbia i ka shume borxh Kosoves por pergjithmone do te mbetet ne borxh per vrasjen e intelektualeve.

Ne kete dite dhimbje duhet gjithashtu te shprehet keqardhje se ku ka degrarduar mendimi per vizionin kombetar e shtetror. Nga njerezit e ideve te medha e te ndrituara siq ishin ato te Prof Ukshin Hotit kemi zbritur ne nivelin e analfabeteve inatcore dhe kapricioz e arrogant, nga ata qe dhuraun gjithcka per vendin . Vrasjen e intelektualeve e parsheh gjithemone armiku si rrugen e shkurter per te mbajtur te pushtuar nje popull. Per kete gje intelektualet e vertet kanqe qene gjithemone te gatshem ndersa nuk e besoj qe dikush ka mundur te parashikoje qe ne krye te vendit do te vijne ata qe do ta vrisin vizionin dhe idete e intelektualeve dhe vullnetin e kombit per shtet e shoqeri demokratike dhe te ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat