Zyrtari i VV-së: Brovina dhe Veseli i përdorin dëshmitë e krimeve monstruoze të Serbisë për ditë të vështira të tyre dhe PDK-së

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Brovina dhe Veseli i përdorin dëshmitë e krimeve monstruoze të Serbisë për ditë të vështira të tyre dhe PDK-së

Nga: G.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 13:40
Lëvizja Vetëvendosje

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina ka publikuar fotografi teksa një grua shqiptare dhunohej nga serbët.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Flora Brovina dhe Kadri Veseli i përdorin dëshmitë e krimeve monstruoze të Serbisë për ditë të vështira të këtyre personalisht dhe PDK-së, kurse Gjykatën Speciale ia marojnë Kosovës dhe UÇK-së.

Postimi i tij i plotë:

Flora Brovina dhe Kadri Veseli i përdorin dëshmitë e krimeve monstruoze të Serbisë për ditë të vështira të këtyre personalisht dhe PDK-së, kurse Gjykatën Speciale ia marojnë Kosovës dhe UÇK-së.

Populli e di mirë kush ishte e është Serbia, nuk befasohet. Le të habiten ata që e rehabilituan Serbinë përgjatë këtyre viteve dialog pa kushte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat