OJQ-të të shqetësuara rreth projektligjit për financimin e partive politike

Aktuale

OJQ-të të shqetësuara rreth projektligjit për financimin e partive politike

Më: 16 maj 2019 Në ora: 14:58
Pamje nga takimi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim sot përfaqësues të organizatave joqeveritare në vend të kryesuar nga Ismet Kryeziu i KDI-së.

Përfaqësuesit e OJQ-ve shprehën shqetësimin e tyre rreth projektligjit për financimin e partive politike duke kërkuar nga Qeveria tërheqjen e tij nga Kuvendi i Kosovës, për shkak të plotësim ndryshimeve që janë bërë në nenet e këtij projekt ligji, nga komisionet përkatëse parlamentare.

“Pas bashkëbisedimit me përfaqësuesit e OJQ-ve, bashkë me deputetët e Parlamentit të Kosovës, do të shohim mundësitë e adresimit të këtij shqetësimi”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat