Haradinaj: Kosova ka interes jetik që të përkrah policinë

Aktuale

Haradinaj: Kosova ka interes jetik që të përkrah policinë

Nga: Z.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 16:41
Pamje nga takimi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova e ka interes jetik përkrahjen e policisë, ngase, siç thotë ai, të fuqizohen kapacitetet operative të policisë dhe të mbështesë atë në bazë ligjore, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se gjatë një vizite pune në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, së bashku me drejtorin Rashit Qalaj, ministrat Bedri Hamza dhe Ekrem Mustafa, diskutuam për disa aspekte të fuqizimit ligjor, të pozicionit të Policisë në të ardhmen.

Postimi i plotë:

Kosova ka interes jetik që të përkrah policinë, të fuqizojë kapacitete operative të policisë dhe mbështesë atë në bazë ligjore, në tema që ia garantojnë operimin e suksesshëm.
Sot, gjatë një vizite pune në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, së bashku me drejtorin Rashit Qalaj, ministrat Bedri Hamza dhe Ekrem Mustafa, diskutuam për disa aspekte të fuqizimit ligjor, të pozicionit të Policisë në të ardhmen.
Falënderoj policinë e Kosovës për punën që e bëjnë, ruajtjen e jetëve të njerëzve, pronën, lirinë e njeriut, të garantuar me kushtetutë dhe ligj!RH
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat