Berisha: Fotografitë nuk i shërbejnë drejtësisë për viktimat, ato po riviktimizohen 

Aktuale

Berisha: Fotografitë nuk i shërbejnë drejtësisë për viktimat, ato po riviktimizohen 

Nga: K.M Më: 16 maj 2019 Në ora: 16:44
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha i ka komentuar për “Bota sot” ngjarjet e ditës së sotme, të krijuara pas publikimit të fotografive të grave të dhunuara nga ana e deputetes Flora Brovina. Ai e ka cilësuar si të gabuar publikimin e fotografive duke thënë se ato nuk i shërbejnë drejtësisë për viktima, përkundrazi ato i riviktimizojnë ato.

“Gjykoj se është një veprim që nuk i shërben drejtësisë për viktimat e tilla, përkundrazi i riviktimizon. Ato foto duhet të dorëzohen në Prokurori, e jo të shfaqen në media. Drejtësia do të duhej të vjen nga Gjykata e Prokuroria, e tek pastaj të dëgjohet përmes mediave”, ka thënë në një prononcim për “Bota sot” avokati Besnik Berisha.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat