Edhe Historianët e kritikojnë Brovinën: Publikimi i fotos me gruan e dhunuar për poena politik

Aktuale

Edhe Historianët e kritikojnë Brovinën: Publikimi i fotos me gruan e dhunuar për poena politik

Nga: A.ZH Më: 16 maj 2019 Në ora: 17:22
Flora Brovina me foton e gruas së dhunuar

Edhe Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, është shprehur e shqetësuar me publikimin e fotografisë nga deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Flora Brovina, me aktin e dhunimit të një femre shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas Lidhjes së Historianëve, deputetja Brovina, është dashur që të mos e mbajë të fshehur këtë fotografi për njëzet vite, por “është dashur që më kohë të raportojë rastin dhe fotografinë tek organet e Prokurorisë së Kosovës, të cilat me pas është dashur që të nisin hetimet për dhunimin e viktimës femër”.

Kjo Lidhje ka thënë se shfrytëzimi i kësaj fotografie, për poena politik, është akt barbar dhe i pa pranueshëm.

Ajo ka kërkuar që fotografia të tërhiqet nga mediat.

“Shfrytëzimi i një fotografie të një viktime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë për poena politik, është akt barbar dhe i pa pranueshëm. Prandaj, ne, kërkojmë që deputetja Brovina, të kërkoj falje për aktin e bërë dhe ne të njëjtën kohë të jap dorëheqje morale nga detyra e deputetes – të zgjedhurës së popullit, ngase ka fshehur fotografi dhe dëshmi mbi gjenocidin serb në Kosovë.

Andaj, në të njëjtën kohë kërkojmë nga shtëpitë mediale që të tërheqin fotografinë, e cila ka shkelur rendë të drejtat e viktimës dhe familjes së saj”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat