“Turpi e mbuloftë Vlorën nëse po mundohet të shpëtojë b**** komandantëve të “Rognerit””

Aktuale

“Turpi e mbuloftë Vlorën nëse po mundohet të shpëtojë b**** komandantëve të “Rognerit””

Nga: A.ZH Më: 16 maj 2019 Në ora: 17:35
Vlora Brovina me foton e gruas së dhunuar nga forcat serbe

Sefedin Krasniqi, bashkëpunëtor i ngushtë i kolonel Ahmet Krasniqit dhe njohës i zhvillimeve në vend, ka reaguar pas publikimit të një fotografie nga deputetja Flora Brovina me aktin e dhunimit të një femre shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se nëse deputetja Brovina me këtë aktivitet po mundohet që të shpëtojë shpinën komandantëve të “Rognerit”, duhet ta mbulojë turpi, përcjell Bota sot.

Reagimi i Krasniqit:

Ti kushe Vasfije, s’ke nevojë të thuash asgjë më shumë. Ke thene aq shume sa e ke tronditur opinionin boteror. Vlora, nese e ka pernjemend, qoftë faqebardhë. Por, nëse me këtë aktivitet po mundohet, pas 20 viteve, t’ua shpëtojë bythen komandatëve të Rognerit të transformuar ne Prontomafi, e mbuloftë turpi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat