Psikologia Murati: Publikimi i fotografive, po iu fundosë atë pak krenari atyre grave shqiptare

Aktuale

Psikologia Murati: Publikimi i fotografive, po iu fundosë atë pak krenari atyre grave shqiptare

Më: 16 maj 2019 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Publikimi i fotografive të dhunimit të grave shqiptare nga regjimi shovenist serb, ka tronditur opinionin mbarë shqiptarë, por edhe atë ndërkombëtarë. 


Në një prononcim për “Bota sot”, psikologia Blerina Murati i ka komentuar këto fotografi të publikuara nga deputetja Flora Brovina, duke i cilësuara si të rënda, ndërsa formën se si iu janë prezantuar publikut pa asnjë lloj cenzure, e ka cilësuar si jashtëzakonishtë të dëmshme për vazhdimin normal të jetës, për personin i cili gjendet në atë fotografi.


“Ato vajza dikur, sot disa prej tyre gra, tash e 20 vite jetojnë me pengun e atyre ngjarjeve të cilat i kanë përjetuar dikurë. Sado që mendojmë që koha iu ka shëruar plagët, kjo nuk është e vërtetë, pasi që një ngjarje e tilël, e përjetuar , nuk mund t’u shlyhet kurr nga kujtesa, asnjnëherë. Me rastin e publikimit të këtyre fotove, tashmë morali dhe krenaria e asaj gruaje është rrënuar plotësishtë dhe konsideroj se është bërë gabim i madhë që fatkeqësia e dikujt, aq më tepër e një gruaje të dhunuar nga okupatori serb, të përdoret politikisht. Ajo çfarë ato gra kanë nevoj sot, është trajtim special, në mënyrë profesionale, e jo publikimi i fotografive të cilat e bëjnë të ndihet edhe më tepër e turpëruar”, ka përfunduar psikologia Murati.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat