Djali i Smajl Hajdarajt reagon pas publikimit të fotos nga Brovina

Aktuale

Djali i Smajl Hajdarajt reagon pas publikimit të fotos nga Brovina

Nga: A.ZH Më: 16 maj 2019 Në ora: 18:00
Shpëtim Hajdaraj

Edhe Shpëtim Hajdaraj, djali i deputetit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Smajl Hajdaraj, ka reaguar pas publikimit të fotografive nga Flora Brovina, ku shihen femra shqiptare të dhunuara nga forcat serbe në Kosovë.

Hajdaraj, tërthorazi ka kritikuar deputeten Brovina, duke thënë se “nuk ka zgjedhur mjetet për të arritur qëllimet”, përcjell Bota sot.

“Nuk do të zgjedhin mjete, për me i arritë qëllimet. "Edhe barë do hamë ..." thonin komunistët e shpifur”, ka shkruar Shpëtim Hajdaraj, në një postim në Facebook.

Deputetja e PDK-së është kritikuar pas publikimit të fotografive nga shumë zyrtarë e përfaqësues institucionesh e shoqërisë civile, të cilët konsiderojnë se publikimi në rastet e tilla, përbën shkelje të privatësisë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat