Haradinaj përkujton Abaz Thaçin: Një luftëtar shembull shqiptar

Aktuale

Haradinaj përkujton Abaz Thaçin: Një luftëtar shembull shqiptar

Nga: Z.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 18:19
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 20 vjetorin e rënies së heroit të Kosovës Abaz Thaçi i rënë në Betejën e Koshares, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se rritur në frymën atdhetare dhe i gatshëm për sakrificë, Abazi, një luftëtar shembull shqiptar.

Postimi i plotë:

Në Brigadën 138 “Agim Ramadani” u bashkuan shumë djem të zot të kombit në luftën për lirinë dhe të drejtën tonë. Në 20-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, Abaz Thaçi. Rritur në frymën atdhetare dhe i gatshëm për sakrificë, Abazi, një luftëtar shembull shqiptar, do të mbetet përherë model se si mbrohet dhe si duhet atdheu. Lavdi e përjetshme!RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat