Sherifi: Ta votojmë rezolutën, kurrë s’është vonë

Aktuale

Sherifi: Ta votojmë rezolutën, kurrë s’është vonë

Më: 16 maj 2019 Në ora: 18:29
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi nga grupi Parlamentar i NISMA-s, tha se kjo parti e përkrah rezolutën që i hap rrugë themelimit të Tribunalit, duke bërë thirrje që të votohet unanimisht.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm qe shumë punë që është dashur të bëhen brenda 20 viteve nuk është gati, së paku mbledhjen e provave dhe dokumentimin mund ta bëjmë, askush nuk na ka ndalu dhe kjo dmth që mund të vazhdojmë më tutje”

“Lufta për mbledhjen e provave për ndjekjen e individëve ata që kanë bërë krime dhe ata që kanë urdhëruar nuk duhet përfundoi kurrë”.

“Përpos që duhet grumbulluar provat duhet me i bashkëngjit aktgjykimet, sot kemi mjaftueshëm prova për te gjykuar krimin në Kosovë, le të ecim para ta miratojmë rezolutën si bazë pastaj mund të marrim shumë dokumente tjera dhe nëse një ligj të kryer“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat