“Askush nuk i shpëton dot pushtetarët, as Flora Brovina”

Aktuale

“Askush nuk i shpëton dot pushtetarët, as Flora Brovina”

Nga: H.O. Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:21
Flora Brovina

Zyrtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi në një postim të tij në Facebook shkruan se pushtetarët kanë dhënë vazhdimisht nga shteti për të ruajtur pushtetin.

Ai shkruan më tutje se “tash që fundi i tyre rrëmbyeshëm ka filluar, kanë filluar edhe më furishëm skenarët për ndarje të vendit e po përdorin viktimat e dhunimit”.

Postimi i plotë:

Kanë dhënë vazhdimisht nga shteti për të marrë e ruajtur pushtetin. Kompromise e koncesione pa fund për Serbinë, territorë e "Zajednicë", gjykatë speciale për shqiptarët e amnisti për kriminelët serbë, korrupsion e krime ekonomike brenda. Dhe sa më shumë që ju ka rrezikuar pushteti aq më shumë kanë nxjerrë në pazar nga shteti. Tash që fundi i tyre rrëmbyeshëm ka filluar, kanë filluar edhe më furishëm skenarët për ndarje të vendit e po përdorin viktimat e dhunimit, paçka se asnjë akuzë nuk e ngritën e asnjë kriminel s'e gjykuan.

Këtu ka vetëm një të mirë: janë tentimet e tyre të fundit nga fundi që kanë prekur dhe asgjë s'i shpëton dot, as Flora Brovina!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat