Fisi për foton e Brovinës: E tmerrshme!

Aktuale

Fisi për foton e Brovinës: E tmerrshme!

Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:22
Fisnik Ismaili

Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili ka reaguar lidhur me publikimin e fotografisë të publikuar nga deputetja Flora Brovina ku shihej një grua e dhunuar nga serbët.

“Pse po habiteni me foton? Po, shumë e vërtetë është se është e tmerrshme. Po, shumë e vërtetë se s’është dashtë me u publikue në këtë mënyrë”, ka shkruar ai.

Më tej, Ismaili theksoi se më e vërteta e tmerrshme është se secili qetu (me pak përjashtime) ishte në dijeni por janë shukatë për këtë çështje qe 20 VJET! “Posaçërisht ata të subjektit politik që e publikoi foton”.

“Që jemi krejt na si shoqëri e shkueme për lesh, mu vërtetue edhe një herë sot në mënyrën më të poshtër. Sepse në një shoqëri të shkueme për lesh, secili e kqyrë veç böthën e vetë individuale edhe interesat e ngushta, e asnjiherë dukunitë shoqnore, ato të përbashkëta, të cilat na definojnë si shoqëri.

E një shoqëri që i injoron dhjeta mija raste identike me këtë në foto për rrafsh 20 vjet, nuk e ka një trohë dinjiteti, që e e konfirmon se, në çfarëdo krize tjetër, kurdo që mundet qeky vend e popull me ra, secili ka me vazhdue me e kqyrë veç böthën e vetë, sikur para 20 vjetësh.

Shoqëri e dhjeme që reagon veç tri ditë kur del diçka e tillë në Facebook, e i kthehet makiatos ditën e katërt, thue se s’është bë gja, pjesë e të cilit mut po du me plasë prej inatit se jam edhe vetë, me do individa të rrallë që kurdo mundohen me ba diçka mirë duke e ngritë kryet, shoqëria i ngrehë edhe i bugulldisë në qenefin që vetë ia ka krijue vetes, e s’po din me dalë prej tij”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat