Ndërtesa e MPJ-së nga tani do të mbaj emrin e Ukshin Hotit

Aktuale

Ndërtesa e MPJ-së nga tani do të mbaj emrin e Ukshin Hotit

Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:27
Behgjet Pacolli

Nga sot ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të mbaj emrin e Ukshin Hotit. Këtë emërim e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ministri Pacolli ka thënë se këtë vendim e ka marr në ditën kur kujtojmë Ukshin Hotin, i cili ishte i burgosur politik nga regjimi i Beogradit dhe tash e 20 vite mungon dhe fati i tij nuk dihet ende.

“Kujtojm se ai ishte një luftëtar i lirisë sonë, intelektual, diplomat dhe burrështetas modern.  Hoti ishte gjithashtu Sekretar Krahinor i Kosovës për Marrëdhëniet me Jashtë (ministër i jashtëm) dhe ne sot kujtojmë kontributin e tij ndaj kombit dhe në diplomaci, dhe për ketë unë kam vendosur të emërtoj ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në emër të tij”, ka shtuar ministri Pacolli.

Në të njëjtën kohë Ministria do të ndaj çdo vit çmimin Ukshin Hoti për Diplomaci.

“Ne do të luftojmë për përgjigje se çka ka ndodhur me Ukshin Hotin. Serbia nuk mund t’i ikë drejtësisë”, ka potencuar Pacolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat