Kurti ia kujton PDK-së se Thaçi i thoshte Vuçiqit “we are not problematic guys”

Aktuale

Kurti ia kujton PDK-së se Thaçi i thoshte Vuçiqit “we are not problematic guys”

Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:27
Albin Kurti

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ia ka kujtuar PDK’së, që tash po duan të bëjnë një tribunal për serbët, që kur angazhohej VV’ja për të sanksionur Serbinë, PDK po kujdesej për raportet e Hashim Thacit me Aleksander Vuciqin.

“Nuk e votuat masën e reciprocitetit në vitin 2013, por e votuat asociacionin dhe amnistimin e krimineleve serbë të Veriut”, është shprehur Kurti në seancën e thirrur nga Kadri Veselit për krijimin e një Tribunali për të gjykuar krimet serbe.

Ai thotë se kur Vetëvendosje bllokonte me trupat e tyre produktet serbe në kufijtë e Kosovës, qeveria e Thacit u çonte policinë speciale t’i luftonin.

Sipas tij, atëherë shqetësim i deputetëve të PDK’së, që tash duan të formojnë Tribunalin për të gjykuar serbët, ishte ruajtja e raporteve të Thaçit me Daçiqin dhe Vuçiqin.

“Kur i kemi ndalur produktet serbe, për t’i ruajtur raportet Thacit me Daciqin dhe Vuciqin për t’i thënë Vuciqit që ‘ëe are not problematic guys’”, ka thënë lideri i VV’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat