Thaçi aludon se Haradinaj mori vendime të këqija për Kosovën në shtëpinë e Radojiçiqit

Aktuale

Thaçi aludon se Haradinaj mori vendime të këqija për Kosovën në shtëpinë e Radojiçiqit

Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:41
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se ai është në dijeni që krerë institucionalë, duke aluduar në kryeministrin Haradinaj, kanë marrë vendime jo të mira për Kosovën, në një takim sekret në shtëpinë e Milan Radojçiqit, ku prezentë ishin edhe përfaqësues të institucioneve të Serbisë.

Thaçi tha se Radojiçiqin ia kishin sjellë në zyrë partnerët e koalicionit, por që me të marrë vesh se kush është, e kishte mbyllur takimin.

Presidenti foli edhe për taksën, idenë për korrigjim të kufijve dhe procesin e liberalizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat