Thaçi godet rëndë Haradinajn: Ai në shtëpinë e Radojiçiçit mori vendime të këqija për Kosovën

Aktuale

Thaçi godet rëndë Haradinajn: Ai në shtëpinë e Radojiçiçit mori vendime të këqija për Kosovën

Më: 16 maj 2019 Në ora: 20:08
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lëshuar një deklaratë me akuza të rënda në drejtim të kryeministrin Ramush Haradinaj, duke thënë se ai me kriminelin e veriut, Milan Radojicic kanë marrë disa vendimet të këqija për Kosovën.

Thaçi duke aluduar në kryeministrin Haradinaj, kanë marrë vendime jo të mira për Kosovën, në një takim sekret në shtëpinë e Milan Radojicicit, ku prezentë ishin edhe përfaqësues të institucioneve të Serbisë.

Thaçi tha se Radojicicit ia kishin sjellë në zyrë partnerët e koalicionit, por që me të marrë vesh se kush është, e kishte mbyllur takimin.

Presidenti foli edhe për taksën, idenë për korrigjim të kufijve dhe procesin e liberalizimit në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat