Operacioni “Auto sallonet 2019”, gjenden 75 vetura të padoganuara

Aktuale

Operacioni “Auto sallonet 2019”, gjenden 75 vetura të padoganuara

Më: 16 maj 2019 Në ora: 20:10
Ilustrim

Sektori rajonal i hetimeve DRP Ferizaj sot ka zhvilluar operacionin “Auto sallonet 2019”, për kontrollimin e dokumentacionit për automjetet në sallonet e shitjeve në Ferizaj.

Gjatë këtij operacioni, i cili u zhvillua në bashkëpunim me zyrtarët e Doganës së Kosovës, ATK-së, Njësitit kundër krimeve ekonomike dhe korupcionit, janë kontrolluar gjithsej 53 biznese, ku nga verifikimi i 1099 automjeteve, janë gjetur 75 prej tyre pa doganë, të cilat kanë filluar të tërhiqen nga sallonet ku pastaj zyrtarët doganorë do të merren me proceduarat e parapara me ligj.

Gjithashtu edhe ATK dhe hetimet rajonale do t’i vazhojnë procedurat ligjore lidhur me të gjeturat.

I gjithë operacioni që ka përfunduar sonte në ora 19.00, është zhvilluar në bashkëpunim  me Prokurorin e Shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat